Sportisti i ri humb jetën nga goditja në kokë e diskut të hokejit në akull (fotot)

16/03/2021 21:52

Sportisti 19-vjeçar i hokejit në akull Timur Faizutdinov ka vdekur sot tragjikisht pas një goditjeje që kishte marrë disa ditë më parë në akullin e pistës.

Faizutdinov ishte mbrojtës për skuadrën e të rinjve të hokejit Dinamo Shen Petersburg dhe ka vdekur katër ditë pasi u godit në kokë nga pulla e lojës së kokejit, më 12 mars.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes se Dynamo St. Petersburg’s kundër Loko Yaroslavl në kampionatin e hokejit për të rinj në Rusi.

Klubi dhe liga ku i riu bënte pjesë, njoftuan sot vdekjen e 19-vjeçarit

“Mbrojtësi i Dynamo Shën Petersburg, Timur Faizutdinov tragjikisht ka ndërruar jetë sot në moshën 19 vjeçare. Ai mori një goditje fatale në kokë gjatë ndeshjes së 12 marsit. Skuadra e SKA i jep ngushëllime të thella miqve dhe familjarëve të të ndjerit”, thuhej në deklaratën e klubit.

Faizutdinov ishte goditur në anë të kokës dhe menjëherë u shemb ne akull, teksa doktori sportiv i erdhi në ndihmë. Ai u dërgua më pas në spitalin Yaroslavl ku mjekët tentuan të shpëtojnë jetën e tij.

Doktorët ende nuk kanë dhënë informacione mbi dëmin e pësuar nga goditja e pazakontë dhe as për mënyrën sesi kokorja sportive nuk arriti ta mbronte djalin fatkeq, por besohet se goditja vrasëse ka ndodhur në zonën e tëmthave të kokës, ku përfundon mbrojtja e kaskës sportive.

Disku ose pulla e hokejit në akull, me te cilin lojtaret shenojne golat e tyre e perbehet nga nje gomë e përforcuar.

Dinamo tha se ndeshjet e ardhshme të ligës së hokejit në akull do të nisin me një minutë heshtje.

FOTO GALERI
3/4
Disku ose pulla e hokejit në akull, me te cilin lojtaret shenojne golat e tyre e perbehet nga nje gomë e përforcuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA