Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet nga punimet në spitalin e Fierit.

Punimet janë drejt fundit për të ndërtuar spitalin rajonal. Punimet e spitalit sot janë në ditën e 62-të dhe duket se puna po shkon siç duhet.

Inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave të spitalit më përpara se afati 3 mujor.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel