Ish-ministri, Edmond Panariti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” komentoi përplasjen e krijuar ditën e djeshme në Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit midis militantëve të PS-së dhe PD-së.

Ai theksoi se ajo trazirë e ka fillesën në Tiranë, pas komenteve të Ramës ndaj kandidatëve të opozitës.

“Unë kam mendimin që nëse do ta perifrazoja do thoja kush mbjell erën korr furtunën. kjo fushatë nisi me një prezantim thellësisht negative, këtej me ngjyra të kandidatëve në pushtet, këtej bardh e zi me komente seksiste. Ti e stigmatizon dhe e bullizon,  ajo që patë në Elbasan fillesat i pati në Tiranë. Është ajo që thashë  kur mbjell erën korr furtunën, shikoni në nivel makro. Partia në pushtet ka nisur një fushatë negative. kjo atmosferë u krijua sepse askush nuk do të stigmatizohet të bullizohet. Ti nuk merresh me një debat, por me sarkazëm, me bullizim e tensionon situatën. Është një gjë e kotë, një përshkallëzim që do e rrisë më shumë pakënaqësinë se dihet që është diçka e stimuluar. Do finalizohet me humbje”, tha Panariti.

Top Channel