Përplasja në Elbasan/ Mazniku në Open: Ndodhi prej panikut nga humbja e sigurt

15/03/2021 22:00

Përfaqësuesi i PS-së në panelin e emisionit Open mbrëmjen e sotme komentoi përplasjen e mbështetësve të PS-së me ata të PD-së, të ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Ai tha se nisi nga PD, të cilët reaguan pas panikut të krijuar nga humbja e sigurt në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa sociologu Ergys Mertiri ka kundërshtuar Maznikun.

Debati mes tyre:

Mertiri: Rama ik i quani klithma juve?

Mazniku: Bllokimi me makinë i zonës që festojnë njerëzit. Thyerja e masave të covid, flamujt e PD-së.

Mazniku: Ajo ditë u përdor me agjendë politike. Kemi një skenar të përsëritur në kuadër të pak ditëve. Paniku i zënë nga humbja e sigurt.

Mertiri: Këta na provokuan sepse ne donin të na rrihnin.

Mazniku: Provokuan qytetarët.

Top Channel