Ndërhyrja e Metës në selinë e FRD-së, Mërtiri në Open: Politikisht kishte të drejtë

15/03/2021 23:01

Sociologu Ergys Mërtiri në një lidhje me skype në emisionin Open tha se ndërhyrja e presidentit Ilir Meta në selinë e PRD-së ishte e drejtë në aspektin politik.

Sipas tij ai po përcillte mesazhin që nuk mund të tallesh me popullin.

“Ata kanë thënë që nuk pyesim as për president. Politikisht ka të drejtë sepse kërkon që të përcjellë mesazhin që nuk mund të tallesh për arsye politike. Është në kundërshtim në frymën e zgjedhjeve, të njëjtën gjë kanë bërë edhe me teatrin, treguan që nuk pyesim. Ata duan të përcjellin mesazhin që nuk na bën syri tërr. Për mua është një deklaratë politike. Populli nuk mund të tolerojë vjedhjen e votës”, tha Mertiri.

 

 

Top Channel