“Ika unë tani…”, Bushati heq mikrofonin në mes të emisionit, përplaset me Maznikun

15/03/2021 21:51

Anailsti Andi Bushati dhe Arbjan Mazniku janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin Open, gjatë komentimit të trazirës së krijuar një ditë më parë në Elbasan mes militantëve të PD-së dhe PS-së.

Bushati i ka kërkuar llogari se përse ka bandidtë në mbështeteje të Ramës që enden të lidhe dhe nuk janë në burg. Ndërsa Mazniku tha se aty kishte flamurë të PD-së gjatë vizitës së Bashës.

Pas përgjigjes së Maznikut, Bushati ka hequr mikrofonin duke tentuar të largohet nga emisioni.

“Nuk jam dakord me profesorin, e vetmja shpresë e kësaj maxhorance është dhuna e cila është e  vetmja zgjidhje për të shkatërruar zgjedhjet. Ajo që u bë në 2017 dhe në 2015 do të tentohet ne makro. Nuk matesh dot me banditët duke lexuar libra. Kush kapet në krim bën të tilla alibi. Kjo pra është më provokuat prandaj ju qëllova. Është kriminale, po futi pra në burg se t’i i mbron edhe bëjmë debat kot tani. I ke tek zyrat e PS ato bandidtë. Ata që qëllojnë atje janë njerëzit e Edi Ramës. Banditët qëllojnë në mes të qytetit dhe ti më bën mua teori”, tha Bushati.

“Ai parkoi makinën në korsinë e biçikletave, kishte flamurë të PD-së”, tha Mazniku.

“Si mund të krahasosh flamurin e PD-së me bandidtët. Ika unë tani”, tha Bushati.

Top Channel