Deklaroi se Lali i fitoi zemrën, Veliaj falënderon publikisht Çiljetën: Mirësia jote ngjitëse

15/03/2021 20:38

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Çiljeta shprehu publikisht vlerësimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, ishin këto fjalët e këngëtares drejtuar të rinjve të Kavajës.

Nga ana tjetër, pak minuta ka qenë Veliaj që ka publikuar në “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet me Çiljetën dhe e falenderon për fjalët e ngrohta.

Ai thotë se mirësia dhe pozitiviteti i saj janë ngjitës.

“Faleminderit Çiljeta Xhilaga për fjalët e ngrohta që ndave me të rinjtë e Kavajës. Mirësia dhe pozitiviteti yt janë ngjitëse dhe ti i ke me shumicë!”, ka shkruar Veliaj krah fotos.

Top Channel