Kuvendi miraton projektligjet e rendit të ditës/ Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00.
Njoftim për media
Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!
Top Channel