Brenda një viti Kosova regjistroi mbi 76 mijë raste me COVID-19

13/03/2021 15:37

Në një vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Kosova regjistroi edhe 578 raste të reja me koronavirus.

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë, po ashtu njoftoi se nga sëmundja COVID-19 kanë humbur jetën edhe tetë pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Për një vit, Kosova në total ka regjistruar 76.688 raste pozitive me koronavirus. Nga ta, 1.696 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Numri i personave që kanë mposhtur sëmundjen COVID-19 është 64.362, ndërkaq raste aktive janë 10.630.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Përkundër kësaj, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 11 mars deklaroi se masat e njëjta, kundër pandemisë, do të mbesin në fuqi.

Kosova, është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguruar ende asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qeveria në detyrë ka deklaruar se në fund të marsit pritet të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga programi COVAX.

Nga COVAX-i, që është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të sigurojë në total 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA