Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi një patrullë të katër oficerëve të policisë në shtetin veri-qendror meksikan të Zacatecas.
Por, sulmi i tyre ndaj policëve nuk përfundoi me kaq, shkruajnë mediat e huaja.
Më pas ata derdhën benzinë në automjetin e tyre të patrullës dhe dogjën oficerët. Departamenti i policisë së shtetit tha të enjten vonë se patrullat e tjera të policisë ndoqën sulmuesit, duke vrarë dy dhe arrestuar shtatë prej tyre.
Ata gjetën jelekë anti-plumb të oficerëve të vdekur dhe sasi municioni në posedim të të dyshuarve. Disa orë më vonë të premten, policia zbuloi një kamp të karteleve të drogës aty pranë, ku dy viktima të rrëmbimeve ishin mbajtur në robëri që nga janari.
Departamenti nuk tha se cilës bandë i përkisnin agresorët, por mbetjet e kartelit të vjetër Zetas kanë qenë aktivë atje.
Shteti kryesisht bujqësor i Zacatecas është bërë gjithnjë e më shumë në qendër të betejave midis karteleve rivale, duke përfshirë mbetjet e Zetas, kartelet e Gjirit dhe Sinaloa dhe kartelin rivale Jalisco New Generation. /Gazeta Shqip/
Top Channel