Një monedhë e vetme prej ari, dhe një pullë poste në të cilën vlera e stampuar është një cent, mund të shitet deri në 15 milionë dollarë në një ankand në qershor në shtëpinë Sotheby’s e cila ka njoftuar shitjen e këtyre thesareve të rralla që pritet të thyejnë rekorde.

Shtëpia e ankandeve e përshkruan shqiponjën e dyfishtë të 1933 si monedhën më të famshme në bot. Ajo vendosi një rekord botëror kur u shit së fundmi në 2002 dhe është e vetmja ligjërisht e lejuar nga shtetet e bashkuara për pronësi private.

Ndërkohë që edhe një pullë postare e guiana-s britanike me vlerë një cent, që konsiderohet pulla më e famshme dhe e vyer në botë, është e vetmja e mbijetuar e llojit të saj. Bashkë me disa pulla të tjera të vlerësuara nga 5-7 milionë dollarë, të tre lotet e koleksionit të stilistit të modës, Stuart Weitzman, do të dalin në shitje dhe paratë e marra prej tyre do të shkojnë për bamirësi.

Për ekspertët e Sotheby’s, oferta është unike e këtij lloji. Shqiponjat e dyfishta të 1933, ishin të fundit monedha ari të Amerikës, por nuk u lëshuan asnjëherë ligjërisht në përdorim pasi presidenti Franklin Roosevelt e nxorri vendin nga standarti i arit. Weitzman e bleu monedhën po në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në 2002, për 7.59 milionë dollarë.

 

 

Top Channel