Rama takim me kandidatët për deputetë në Vlorë: Objektivi bazë i PS-së, të nxjerrë 8 deputetë nga ky qark

11/03/2021 13:41

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama u shpreh se objektivi bazë i PS-së është të marrë 8 deputetë në qarkun e Vlorës, ndërsa objektivi maksimal është numri 9 i deputetëve.

Ai theksoi se është bërë shumë për qytetin bregdetar, por ka akoma shumë për të realizuar në vend.

“Për të dhënë një mesazh të qartë që nuk janë pjesë e listës por janë pjesë e PS-së. Jemi të hapur edhe për të tjerë djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre. Dua që ta ritheksoj se objektivi ynë për Vlorën është të marrim si bazë numrin që kemi,  8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh. Kemi bërë shumë për Vlorën për të gjithë qarkun e Vlorës, por nuk diskutohet që ka akoma shumë për të bërë dhe jo të gjithë e kanë prekur ndryshimin përpara pragut të shtëpisë së tyre. Ka akoma lagje periferike që kanë nevojë për ndryshim, ka akoma fshatra që kanë nevojë për rrugën e tyre rurale. Kanë nevojë për investime të tjera që sjellin më shumë ekonomi dhe më shumë punësim. Ka nevojë për të pasur shkolla të ripërtërira plotësisht”, tha Rama.

Top Channel