Rama: Në Vlorë, 9 mandate/ Kryeministri komenton listën e opozitës! Vaksinim për të ndihmuar turizmin           

11/03/2021 15:20

Kapiteti i skuadrës socialiste Edi Rama prezantoi 12 të besuarit vlonjatë, nga ku  mes tyre krye-ai ,  garon me numrin 8-të.

Synimi  maksimal tha Rama është fitimi 9 mandateve në këtë qark. I pasi socialistëve, shpjegoi përse i duhet vota e vlonjatëve dhe theksoi komuniteti Çam dhe minoritarët e qarkut Vlorë, janë të pa-përfaqësuar në listën e Partisë Demokratike.

“Sfidë më vetveten pasi kemi bërë shumë për Vlorën për të gjithë qarkun shume akoma ka për tu bërë e jo shumë. Lista e PD e jashtëligjshme me 17 kandidatë…..Idrizi dhe Dule në tiranë”, tha ai.

 Shpresën për një sezon të mbarë turistik në Vlorë Rama e lidhi me vaksinimin masiv.

 “38.0000 që vinë nesër, jemi duke negociuaur një tjetër kontratë për vaksinim masiv për të lehtësuar sezonin turistik.”

Krye-socialisti u ndal edhe në atë pjesë të programit për taksat.

 “Rritje page minimale deri 400 mijë lekë pa taksim  që bën 67% e njerëzve që sot punojnë dhe paguhen deri 400 mijë lekë mos të paguajnë me tatim fitimi mbi pagën. Nga ana tjetër rishikimi shkallës së progresivitetit mbi pagën do të sjellë që paga deri në 2 milion lekë në muaj të pësojë ulje të tatim fitimit. Një problem që e kemi hasur me atë që i përkasin një shtrese menaxherësh në kompani dhe një shtrese që kanë paga mbi 1.5 milion. Nuk do ta ulim tatim fitimin biznes të madh por mbështetur për konkurueshmërinë”, tha Rama.

 

Top Channel