Dieta pas shërimit nga covid/ Ushqimet që rekomandohen për të rimarrë forcat

11/03/2021 15:38

Personat që e kanë kaluar Covidin, i pret një sfidë tjetër, rikuperimi i shëndetit dhe fuqive të dobësuara.

Vendet më të prekura, si Italia dhe Anglia,  kanë zhvilluar protokolle ushqimore specifikisht për këtë kategori njerëzish.

 “Në fokus të dietës postCovid, është rikuperimi i masës muskulare, për qëndrueshmërinë e sistemit imunitar, për zvogëlimin e inflamacionit, që pësoi trupi për shkak të virusit. Duhen konsumuar proteinat shtazore, duke preferuar më shumë pulën, peshkun, më pak mishin e kuq, jo më shumë se dy herë në javë, dhe proteinat bimore, si thjerrëzat, fasulet, qiqrat. Karbohidratet me patjetër. Vitaminat dhe mineralet, që merren nga frutat dhe perimet, ndaj këshillohen 5 porcione fruta-perime në ditë, dardha, molla, kivi edhe pse nuk janë të stinës. Të gjitha jeshillëqet, spinaqi, preshi, sallata jeshile, brokoli. Supa me lëng pule më shumë sesa më lëng kockash.

Të jemi të kujdesshëm edhe tek kripa, yndyra, edhe tek sheqeri.  Është vërtetuar shkencërisht se Covidi prek edhe sistemin nervor. Për ta rikuperuar atë këshillohet mishi i pulës, karrota, mollët, veza, djathi, kakaoja është shumë e mirë, sepse është edhe antistres, spinaqi, tërshëra si një produkt që jep shumë energji, bizelet që përmbajnë fosfor, janë të pasura me vitanimën B, kështu ndihmojnë sistemin tonë nervor“, tha Arlinda Garuci, Nutricioniste Klinike.

 Të mira për këtë situatë janë portokallet, limonat, kivit, spinaqi, preshi, lakra, frutat e thata.”

“Ne i konsumojmë gati përditë në shtëpi fruta-perimet. Mishin e bardhë dhe peshkun e konsumojmë gjithashtu, mishin e kuq e shmangim.”

“Supën me lëng mishi e përdorim shumë. Si dhe agrumet, frutat, lëngjet e tyre nuk mungojnë ndonjëherë në shtëpinë time.”, thonë qytetarët.

Top Channel