Ditën e sotme, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se nuk është çudi që disa kandidatë që garojnë për deputetë më 25 prill të skualifikohen nga gara.

Kjo për shkak se disa nga partitë politike sipas saj i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidatë të pastër, por disa të tjera jo. Për verifikimin e duhur të kandidatëve, ambasadorja theksoi, se kjo tashmë është detyrë e KQZ dhe prokurorëve.

Deklarata e Yuri Kim se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra si të papërshtatshëm si kandidatë, por zgjodhi që të mos i përmendë është tema e emisionit “Open” për ditën e sotme.

Julian Zyla: Prirem të jem kundër idesë të bërit diskutime penale nga foltoret politike. Është e thjeshtë të bësh retorikë politike. Përsa i përket SHBA meritojnë respektin tonë, DASH për të cilësuar personat non grata, kanë disa rregulla. Edhe Ambasada Amerikane e di që Shqipëria ka disa ligje dhe mund të veprojë mbi këto ligje.

Agron Gjekmarkaj: Kemi një histori të konsumuar deri tani dhe kemi rekord të personave me precedent dhe janë larguar. Kemi fakte, emra, ngjarje për të cilat është bërë betejë politike dhe ligji i dekriminalizimit. Akuzat që i hidhen partisë, LSI në këtë rast duhet ti vërtetojë e ardhmja.

Julian Zyla: Cili ligj nuk është zbatuar?

Gjekmarkaj: Dosja e Shijakut nuk u gjykua dhe nuk u hetua.

Zyla: Janë të pafajshëm apo jo deri në një vendim gjykate.

Gjekmarkaj: Janë me një vendim gjykatë.

Zyla: Jemi në politikë dhe pikë.

Adri Nurellari: Ajo që është shqetësuese është që është ky partneritet me krimin, qoftë i dënuar apo jo, po përdoren dhe do përdoren për të bërë presion, për të përdorur paratë e fituara, për të vjedhur. Për të përdorur botën e nëntokës që të fitojnë zgjedhjet. Ne kemi parë vet ça ka ndodhur dhe nuk është rastësie që kur bëhet dekriminalizimi që dolën 15 deputetë. Je dakord ti për martesën e politikës me krimin?

Zyla: Shqiptarët kanë nevojë për më shumë optimizëm, nëse thua 14 departamenti ka 140. Është i padrejtë për 126 deputetë të tjerë që nuk kanë lidhje me krimin.

Top Channel