Sot në Top Talk ishte i ftuar gazetari Artur Zheji për të folur mbi zhvillimet më të fundit të politikës, listat e kandidatëve.

Duke folur për emrat që kryesojnë listën e PS , ai tha se ajo është një mënyrë për të arritur tek elektorati gri, ndërsa shtoi se kryeministri është “djali shpirtëror i Sali Berishës”.

Sipas tij , Rama bëri gabim që nuk vlerësoi siç duhet emrat që kanë dhënë për PS.

“Është një moment që Rama e di dhe vetë që mandati i tretë është një mision i pamundur, e di dhe vetë që nëse dhe humbet , të humbasë me faqe të bardhë me një ekip të tillë, ose përndryshe le të humbasë.

Ai e ndjen veten të mbifuqishëm, mendoj se kjo është sindroma e mandateve të treta, ai nuk mund të lërë në stol Pandeli Majkon, Fatmir Xhafaj e sidomos këtë, sepse janë njerëz që kanë ngrënë shumë goditje nga opozita, janë kafshuar poshtë brezit janë gjakosor për këtë mazhorancë dhen ndërkohë që kanë akoma plagët ti e le në stol, duke e lënë në stol ja jep armikut që ta shqyejë.

Rama si një djalë i vërtetë shpirtëror i Sali Berishës, se nuk është fare Lulzim Basha djali i Berishës është në fakt Rama. Është një hibrid mes Enver Hoxhës dhe Sali Berishës këta i ka dy idhujt e vetë, por ka humbur një gjë nga doktori, ai nuk i lëshonte njerëzit. Rama ka bërë disa lëshime problematike , Ditmirin për shembull, ka treguar që është një hakmarrës i paparë . Ai nuk mund të lërë zonjën Kodheli, këto kanë qenë yjet në ngjitje në PS figura referente dhe janë çuditërisht të masakruara nga opozita e Berishës”, tha ai në Top Talk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA