Erling Haaland është objektivi kryesor i Realit të Madridit në merkato. Sipas gazetës madrilène As, Los Blancos janë gati të bëjnë një çmenduri financiare për të transferuar në Santiago Bernabeu yllin e talentuar të Dortmundit.

Drejtuesit e Realit po mendojnë të shpenzojnë 150 milionë euro për kartonin e shtatlartit norvegjez dhe plot 120 milionë euro për kontratën 6-vjeçare që Haaland do të firmosë me Realin, me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

270 milionë euro investim për një futbollist në kohë pandemie duken shumë, por një si Haaland ja vlejnë kjo edhe për faktin që presidenti Florentino Perez e pëlqen sëtepërmi.

Top Channel