Në studion e mjeshtrit të madh/ Kërkohet të kthehet në një muze, studio ku punonte Arben Bajo

09/03/2021 15:43

Skulptori, pedagogu dhe artisti Arben Bajo u vlerësua titullin Mjeshtri i Madh, tetë muaj pasi u nda nga jeta.

Studio e tij ishte plot me vepra, sepse ai punonte shumë. Ajo ka mbetur e njëllojtë. Skulptura ishte ligjërata dhe krijimi I tij.

Të gjithë do të donin që Bajo të ishte mes tyre, dhe këtë titull të merituar ta merrte në jetë.

Me Benin ndanim një pjesë të madhe të kohës. Si në shkollë ashtu dhe në studion e tij. Sot na mungon shumë , se pavarësisht se u bënë shtatë muaj, ai na mungon gjithmonë e më tepër. Vlerësimi nga instancat e larta shtetërore ishte një çmim i cili mungoi gjatë kohës që ai Ishte gjallë, por në këtë moment ishte gati një vlerësim I gjithë krijimtarisë së tij. Është vetëm hapi I parë drejt një riprezantimi të figurës së Bajos. Ne miqve dhe kolegëve të tij na mbetet të marrim në dorë krijimtarinë e tij dhe ta shërbejmë për publikun”, tha Ermir Hoxha.

Miqtë kujtojë bisedën e fundit me të. Ai ishte përgatitur për një ekspozitë, por pandemia I ndryshoi planet e tij. Krijimtaria e tij është ende e pa eksploruar tërësisht. Ndërsa propozohet që studio e tij të kthehet muze.

Çfarë bëhet sot me krijimtarinë e tij. Mendohet në krijimin e një muzeu në të ardhmen?

“Familja është treguar e kujdesshme për ta ruajtur studion sic e kishte. Ishte një skulptor I përmasave të jashtëzakonshme.Ka një studio plot me vepra dhe familja e ka ruajtur ashtu si ishte. Ajo është gati për t’u kthyer në një hapësirë muzeale. Kështu që për të gjithë instancat shtetërore, si ato qëndrore apo lokale, kjo është një ftesë për ta marë përsipër një sipërmarrje të tillë, sepse kërkon si aspektin ligjor dhe atë ekonomik”, tha ai.

Ekspozita e mbetur pezull, do të realizohet pas pandemisë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA