Femrat protestuese luftojnë me policinë në Meksikë për Ditën Ndërkombëtare të Grave (foto dramatike)

09/03/2021 16:24

Meksika është shtangur dje nga protestat masive te Ditës Ndërkombëtare të Grave, teksa mijëra protestuese rezistuan ashpër ndaj policisë për refuzimit nga presidenti i vendit për largimin e një kandidati të akuzuar për përdhunim.

Demonstrueset qëlluan policinë me gurë, shishe dhe qese boje, ndërsa sheshi kryesor i kryeqytetit Mexico City u mbush me barrikada proteste, postera, lule dhe emrat e viktimave të dhunës ndaj grave.

“Së bashku ne jemi zjarri, do të djegim gjithçka”, shkruhej në një prej posterave, ndërsa në protesta u plagosën dhjetra policë dhe rreth 15 civilë.

Autoritetet vendore thanë se në të gjithë vendin kishte rreth 100 protesta të grave në qytete të ndryshme, ndërsa disa prej tyre kishin organizuar vetëm oficere femra për ruajtjen e rendit, në shenjë solidarizimi.

Lideri meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u përpoq të shmangte kritikat duke përmendur numrin e grave anëtare të kabinetit të tij, por refuzon të largojë kandidatin për guvernator të shtetit të Guerrero, Felix Salgado, i cili është akuzuar nga dy gra për përdhunim, megjithse akuzat ndaj tij ende nuk janë ngritur.

Para protestave në Mexico City qeveria kishte ngritur barrikada përpara Pallatit Kombëtar, ku jeton e punon Lopez Obrador.

Presidenti tha se barrierat ishin për të mbrojtur ndërtesat dhe monumentet që ishin denigruar me bojë nga protesta të mëparshme feministe.

“Përse ata duan të pastrojnë monumentet, në një vend të larë në gjak?”, brohorisnin protestueset.

FOTO GALERI
3/10
Grate protestuese rezistuan ashpër ndaj policisë për refuzimit nga presidenti i vendit për largimin e një kandidati të akuzuar për përdhunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA