Zjarri në Berat/ Konfirmohet viktima e parë. I afërmi: Kur erdhëm gjithçka ishte në flakë

08/03/2021 09:08
Të afërmit

Një 61 vjeçar ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu tre banesa gjatë natës në Berat, ndërsa flitet se mund të ketë edhe 2 viktima të tjera..

Gjatë natës në banesën e shtetasit Jani Vangjeli, 61 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën,  në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Ndërkohë të afërmit e të prekurve, tregojnë se si e morën vesh ngjarjen, ndërsa thonë se ndoshta edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën, një prej tyre dyshohet të jetë djali i viktimës Mateo Vangjeli.

Vëllai i Jovanit, tashmë i ndjerë, thotë se në banesë ka pasur tre persona:  Jovani ka lindur në 6 janar 1960, ndërsa Mateo 15 shtator 1985.

Kur ju njoftuan për zjarr?

I vëllai: Në orën 1 pa 10. Këtu e gjetëm në flakë, thuhet se kanë vdekur 3 veta ,Mateo, Jovani dhe një shoku Mateos, s;di stë them, si di rrethanat. Ata kishin një rezistencë që gatuanin mos ndoshta dhe nga ajo.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tha për gazetarët se: Na morën në 12 të natës e ka rënë zjarr te Xhovani, nuk e besuam, morëm zjarrëfikësen dhe i pyetëm a është e vërtetë. na thanë, që po , thonë që janë tre veta brenda.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel