Topalli prezanton kandidatët për deputetë të 25 prillit, një pjesë e tyre s’respektuan masat anticovid

08/03/2021 12:39

Pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të secilit prej emrave që garojnë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Gjatë prezantimit një pjesë prej tyre janë shfaqur me maska, ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë respektuar rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

“Lista e Lëvizjes për Ndryshim bën Ndryshimin. Për herë te parë do kemi 50 % gra! Tre kryetarët kanë larguar te rinjtë dhe intelektualet. Ne, në listat tona filluam t’i kthejmë në Shqipëri.

Ne kemi 60% të rinj, te shkolluar nga Tirana ne Barclay College e Bocconi! Profesionistë qe punojnë nga pedagog, mjekë ne universitetin e spitalet e Tiranës deri ne Morgan Stanley ne Neë York!

Në listat e Lëvizjes për Ndryshim kemi kandidate. Nga politika tek sipermarrja, nga shkenca tek sporti, nga arti tek mjekësia, nga pensionistë tek ish te persekutuar, tek brezi i të rinjve të edukuar në shkollat më të mira dhe deri tek diaspora”, u shpreh Topalli.

Në Kukës, Topalli ka vënë në krye kandidaten Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë, e cila punon si avokate. Ndërsa Elsa Domi, e cila kryeson listën e Kukësit, vjen nga një familje e vjetër kuksiane.

Partia Lëvizja për Ndryshim është e para që dorëzoi listat shumëemërore në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Jozefina Topalli kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryeson në listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës.

Evald Serreqi kryeson në qarkun e Elbasanit, kurse Miranda Haxhia kryeson në listën e qarkut të Beratit. Në listën e Dibrës kryeson Sandra Xheleshi.

Adile Gjoka kryeson në listën e kandidatëve në Gjirokastër. Elsa Domi kryeson në qarkun e Kukësit. Aleksandre Petre kryeson në Korçë, ndërsa Najada Halilosmani kryeson në listën e qarkut të Fierit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel