Shtyrja e vlefshmërisë së kartave të identitetit, kreu i Kuvendit: Do të gjendet një konsensus

08/03/2021 10:32

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar që kuvendi të nxjerrë një akt normativ që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit, gjatë seancës së sotme parlamentare.

“Të nxjerrin akt normativ për kartat e identiteti. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti. Ndërhyni që qeveria të sjellë një akt normativ për vlefshmërinë e kartave”,tha Papa.

Kurse kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi tha se po punohet për tu gjetur një konsensus.

“Ky shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus me grupet e interesit dhe do të konsiderohet”, tha Ruçi.

Top Channel