Komforti para ‘sex appeal’-it/ Prodhuesit e të brendshmeve fokusohen te femra

08/03/2021 14:53

Të stiluara fillimisht me qëllimin që të joshë meshkujt, tani, të brendshmet e femrave po fokusohen gjithnjë e më shumë tek komforti.

Dhe një organizatë franceze, Promincor-Lingerie, e prezanton më së miri këtë ndryshim në një film të shkurtër, duke zëvendësuar kështu edhe pasarelat tradicionale.

Vetë stilistët thonë se nuk bëhet fjalë edhe aq për lënien mënjanë të meshkujve, por më shumë për komfortin që të brendshmet duhet ti ofrojnë një femre. Shumë shtëpi mode, e kanë këtë një moto të tyren…ne dizenjojmë të brendshme që të kënaqim femrën të parën e më pas partnerin…

Pasi vetë femra duhet të ndjehet mirë me të brendshmet e saj, që i japin besim në vetvete, e bëjnë të ndjehet e bukur dhe e plotësuar.

Vetë stilistët francezë thonë tani se këto linja të reja që fokusohen tek komforti, janë bërë për tu veshur në shtëpi dhe për t’i harruar pasi i ke veshur ato…Dhe klientët që i blejnë ato, thonë se joshja nuk është prioriteti i tyre…mbi të gjitha estetika dhe komforti.

Top Channel