Fiset e egra të Amazonës ‘shfarosen’ nga varianti mutant i Covid-19 në Brazil (fotot)

08/03/2021 15:35

Fiset e izoluara e të pakontaktuara të Amazonës përballen me zhdukje të mundshme nga infektimi me variantin e ri brazilian të koronavirusit, teksa aktivistët e të drejtave akuzojnë qeverinë se po zbaton ‘genocid’ ndaj popullsive indigjene.

Ata thonë se punonjësit e industrisë së drurit, të minierave apo ndërtues që zaptojnë tokat e grupeve primitive, po përhapin koronavirusin te popullsitë që nuk kanë imunitet ndaj sëmundjeve, teksa sipas raportimeve semundja ka vrarë se fundmi dhjetë fëmijë në një prej fshatrave.

Sarah Shenker, nga organizata e bamirësisë “Survival International”, tha: “Janë disa lloje pushtuesish prezentë, të cilët po sjellin koronavirusin te popullsitë indigjene, është çështje për jetë a vdekje”.

Grupi brazilian i mbrojtjes së popullsive indigjene të Amazonës (APIB), thotë se vdekjet mes tyre janë 58 përqind më te larta se popullata normale, ndërsa masa e infektimeve është 68 përqind më e lartë.

Një prej fiseve, i quajtur Juma, është zhdukur thuajse i gjithi nga virusi, i cili vrau burrin e fundit indigjen, duke lënë si të mbijetuar vetëm tre bijat e tij, nga popullsia që më parë arrinte deri në 15,000 anëtarë.

Avokatja Eloy Terena tha se këta banorë tashmë kërcënohen nga varianti më virulent që është shfaqur në Brazil.

“Ne po jetojmë një moment serioz në historinë e vendit tonë. Qeveria aktuale braziliane nuk ka asnjë plan për popullsitë indigjene. Secila prej tyre ka gjuhën dhe kulturat e veçanta. Shumë nga territoret e tyre po pushtohet nga industria e drurit, minierat dhe bizneset bujqësore, me inkurajimin e presidentit President Bolsonaro, i cili duket se i ka shpallur luftë popullsive indigjene të Brazilit”, tha aktivistja.

Vitin e kaluar një koalicion global artistësh, personash të famshëm dhe intelektualësh i bënë një letër të hapur presidentit Bolsonaro duke dënuar politikat e tij në dëm të fiseve të Amazonës.

Tashmë disa grupe indigjene në Brazil po vaksinohen pas fushatës së presionit ndaj qeverisë.

Varianti i me mutacionin P1 mutation u zbulua fillimisht në qytetin Manaus, dhe është kthyer në variantin dominant në Brazil, me shifra të larta vdekjeje e infektimesh.

Brazili ka numrin e dytë më të madh në botë të vdekjeve dhe të tretin sa i përket infektimeve me 259,402 jetë të humbura nga 10.7 milionë pacientë. (Sun)

FOTO GALERI
2/10
Industria e drurit po merr gjithnje e me shume nga territoret e tyre

Top Channel