Basha mbledh kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputetë të PD në 12 qarqe

08/03/2021 20:32

Kanë mbetur vetëm pak orë para se të skadojë afati për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë janë zbuluar emrat e parë në listën e PD. Kemi analistin Agron Gjekmarkaj, i cili është vendosur për të kandiduar në Lezhë, shkrimtarja Flutura Açka propozohet të kandidojë në qarkun e Elbasanit. Po ashtu, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e cila pritet të kandidojë në Vlorë e po ashtu Kukësi do të duhet të fitohet përmes dy kandidatëve, Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.

Në listën e Tiranës, PD synon të fitojë 36 mandate dhe pritet që të jetë lista e kryetarëve. Aty pritet të kandidojë Lulzim Basha, Sali Berisha po ashtu aleatët si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Xhemal Gjunkshi është caktuar si koordinator për sigurinë.

Top Channel