Balerina kërcen mbi akull/ Në -15 gradë celcius, për të shpëtuar mjellmat e liqenit

08/03/2021 15:29

Një balerinë ruse, nga teatri i famshëm në të gjithë botën, “Mariinsky”, e veshur me kostum, performon pjesë nga baleti i Çajkovskit, “Liqeni i mjellmave”, por nuk e bën këtë në skenë.

Ajo ka zgjedhur të performojë mbi një liqen të ngrirë në Finlandë.

Kjo është në fakt mënyra e Ilmira Bagrautinovës, që të kundërshtojë ndërtimin e një porti në gjirin Batareinaya, një plazh shumë i frekuentuar rreth 100 km në perëndim të Shën Pjetërburgut, qytetit të dytë më të madh në Rusi.

Balerina, kërcen mbi një liqen të ngrirë në temperaturën -15 gradë celcius dhe i ka postuar videot e saj online. Siç ka shpjeguar ajo për BBC, shpreson që performanca e saj do të bëjë të mundur shpëtimin e mjellmave të vërteta që qëndrojnë në këtë gji…

Top Channel