Qindra krokodilë vrasës arratisen nga ferma e shumimit në Afrikën e Jugut (fotot)

06/03/2021 20:11

Nuk është ende i qartë numri i saktë i zvarranikëve vrasës që janë larguar nga ferma masive e shumimit, por zyrtarët flisnin për shifra nga “100 deri në 1,000”

Krokodilët bënë sot një tentativë alarmuese për liri nga ferma komerciale e lëkurave në Afrikën e Jugut, duke u arratisur nga impjanti në Western Cape drejt lumit Breede.

Raportimet thonin se deri tani ishin rekuperuar vetëm 40 prej tyre, dhe 27 ishin vrarë.

Ferma e krokodilëve prodhon zakonisht rreth 5,000 ekzemplarë në vit, me një gjatësi mesatare 1.5 metra.

Petro van Rhyn, zëdhënësi i rezervatit natyror të Cape Nature tha se grupet e rekuperimit ishin ende duke numëruar numrin total të krokodilëve të arratisur.

“Është 100 apo 1,000? Ne nuk e dimë këtë”, tha ai.

Zyrtari shtoi se punonjësit po përpiqen t’i joshin me ushqim kafshët e larguara për t’i i futur në kafaze por teknika nuk ka pasur shumë sukses pasi gjahu i tyre është i bollshën në zonën e lumit.

Policia dhe zyrtarët e mjedisit thanë se deri tani predatorët e frikshëm mund të jenë zhvendosur 4 km në çdo drejtim që nga pika e largimit.

Van Rhyn nxiti vendasit të tregohen vigjilentë, edhe pse shtoi se sulmet ndaj njerëzve kanë gjasa shumë të pakta.

“Sigurisht që ata janë shumë të rrezikshëm. Ato janë kafshë të egra megjithse jetonin të mbyllura. Njerëzit nuk duhet t’u afrohen atyre dhe të qëndrojnë larg lumit deri në përfundimin e kapjeve”.

Ndërsa në një deklaratë nga Camp Nature thuhej: “Bimësia e dendur dhe e tejrritur në brigjet e lumit e bën të vështirë procesin e rikapjes. Duek qenë kafshë nokturne, kapja e krokodilëve bëhet edhe më e vështirë sepse janë më aktivë natën. Ne bashkë me grupet partnere nuk kishin zgjedhje tjetër por të bënim eutanazi për shtatë krokodilët e pikasur. Krokodilët janë kafshë me origjinë nga Afrika e Jugut, por jo nga Kepi Perëndimor”.

FOTO GALERI
2/6
Ferma e krokodilëve prodhon zakonisht rreth 5,000 ekzemplarë në vit, me një gjatësi mesatare 1.5 metra.

Top Channel