Një ditëlindje ndryshe, programi “Dua të të bëj të lumtur” befason Amin me një maratonë surprizash

06/03/2021 23:42

Në puntatën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia prekëse e Anitës dhe Ilirit, motrës dhe vëllait që para pak muajsh kanë humbur fatkeqësisht prindërit e tyre. Në mbështetje të tyre, por dhe për t’i surprizuar në këtë moment kaq të vështirë për ta kishte ardhur një nga çiftet më të dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” edhe të ftuarve specialë u bëhen surpriza. Këtë herë rradhën e kishte, moderatorja, Amarda Toska e cila një ditë më parë kishte edhe ditëlindjen. Për këtë arsye produksioni i programit ishte kujdesur që këtë ditë t’a kthenin në një ditë të paharrueshme për të.

E ftuar surprizë për Amardën fillimisht erdhi Denisa, shoqja e saj e ngushtë me të cilën janë njohur shumë vite më parë që në periudhën e studimeve në shkollën e baletit. Denisa nuk hezitoi të tregonte momentet më të rëndësishme nga shoqëria e tyre e vjetër dhe batutat nuk munguan nga të dyja palët.


Surprizën e dytë e kishte rezervuar balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako, i cili e ftoi Amin që të kërcenin një tango pas 21-vitesh.

Gjithashtu gjatë bisedës që u zhvillua në studiou tregua se Albi kishte qenë iniciatori që Ami të niste karrierën e saj në televizion.

Emocionet më të mëdha për çiftin i kishte rezervuar Joeli, fëmija i tyre i parë, i cili nëpërmjet një video-mesazhi nuk u kursye të tregonte gjithë dashurinë për prindërit e tij, por gjithashtu kishte dhe disa kërkesa për ta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i festoi ditëlindjen Amit duke improvizuar një festë të vogël brenda kushteve të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA