Fotot dramatike nga protesta e rezistencës ndaj grushtit të shtetit në Mianmar

06/03/2021 19:21

Protestuesit në Mianmar po përballen me forcë fatale nga autoritetet e komanduara nga ushtria, që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt.

Të paktën 38 njerëz u vranë të mërkurën më 3 mars, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve të paarmatosur në disa qytete të vendit.

Kombet e Bashkuara thonë se numri i viktimave ka arritur në 50, ndërsa aktivistët flasin për numra edhe më të mëdhenj.

Ndërkohë qindra njerëz janë arrestuar dhe të afërmit e tyre nuk janë informuar se ku po mbahen, thotë e dërguara e OKB, Christine Schraner Burgener.

Protestuesit kërkojnë lirimin e zyrtarëve të zgjedhur, megjithë pretendimet e ushtrisë se procesi zgjedhor është manipuluar.

Grushti i shtetit shpërtheu pas disa javë përplasjesh mes qeverisë civile dhe ushtrisë që tradicionalisht ka qenë një fuqi më vete në vend, e njohur me emrin Tatmadaw.

Komisioni zgjedhor i vendit mohon se ka pasur manipulime në shkallë të gjerë në zgjedhjet e nëntorit, kur fitoi partia e Suu Kyi.

Disa regjime ushtarake kanë qeverisur më parë Mianmar prej vitit 1962 deri në 2011.

FOTO GALERI
1/43
Protestuesit në Mianmar po përballen me forcë fatale nga autoritetet ushtarake

Top Channel