Mijëra njerëz u mblodhën sot në një stadium kriketi në Sydney për celebrimin e përvitshëm të njohur “Mardi Gras ‘gay e lesbikë’”, ku performaca kryesore u bë nga këngëtarja Rita Ora.
Zakonisht marshimi bëhet me paradë gjigande në rrugët e qytetit por planet u ndryshuan këtë vit prej pandemisë së Covid-19.
Gjithsesi rreth 36,000 njerëz morën pjesë në eventin e organizuar brenda stadiumit pas lejes së veçantë të dhënë nga autoritetet, si dhe nje marshim i vogël u bë në rrugën e zakonshme të paradës.
Eventi i mbajtur sot ishte ‘Mardi Gras’ e 43-të e mbajtur në qytet, i përshkruar nga organizatorët si “një shfaqje e shkëlqyeshme e kulturës dhe komuniteti LGBTQI+”.
Parada me kostumet shumëngjyrëshe u transmetua në televizion, me performancën e hapjes nga Rita Ora.
Shumë nga marshuesit mbanin mesazhe politike në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve dhe të punonjësve të seksit.
Megjithse në shumicën e botës grumbullime të tilla janë të pamendueshme, rajoni australian i New South Wales thotë se ka 48 ditë pa asnjë rast koronavirusi.
Top Channel