Stafi mjekësor dhe të moshuarit janë të parët që do të vaksinohen kundër koronavirusit në Lezhë.

Vaksinimi do të kryhet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë kanë mbërritur në ambientet e QKF-së për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

Më herët marrja e dozave anticovid ka nisur në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë.

Pak ditë më parë, në 1 mars mbërritën në Shqipëri 15.210 vaksina të tjera të kompanisë amerikane Pfizer. Kryeministri tha se 30 mijë doza të tjera do të vijnë në prill. “Kemi të konfirmuar dhe  14 mijë dozat e para të AstraZeneca përmes Covax, së shpejti do kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv që të thyejmë zinxhirin e infektimit që sezoni i ri turistik të jetë me rënie drastike infektimesh që Shqipëria të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të vijnë”, tha Rama atë ditë.

 

 

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA