Nga Divjaka drejt Ukrainës/ Rritet kërkesa për eksporte, por fermerët nuk kanë mjaftueshëm prodhim

04/03/2021 15:19

Çdo ditë, mesatarisht dy kamionë të ngarkuar me perime të Divjakës eksportohen drejt Ukrainës dhe Moldavisë.

Eksportuesit thonë se më shumë po eksportohen lakra, sallata dhe luleshtrydhja. Kërkesa për lulelakër nuk përmbushet për eksport.

Më shumë se pandemia në sasinë e mallit që del jashtë vendit ka ndikuar moti i keq.

Sasia qe eksportohet ne ketë periudhe arrin me pothuaj 60 tonë dhe listës së shteteve ku eksportohen i është shtuar së fundi edhe Kroacia e Bosnje Hercegovina.

Top Channel