“Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar, se çdo gjë është lojë”, Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut
Ajo që njihet si një nga kafshët “më të shëmtuara në botë” është në fakt prodhuesja më e madhe e qumështit dhe e mishit në fermat e Sirisë dhe shumicës së Lindjes së Mesme.
E njohur ndryshe si “dhia e Damaskut,” kjo racë e veçantë është rekomanduar nga agjencia e bujqësisë e OKB si një nga kafshët më prodhimtare për t’u kultivuar. Megjithë pamjen e saj prej përbindëshi ajo ka ndihmuar mijëra njerëz në Siri të mbijetojnë gjatë luftës, si dhe gjatë rikthimit të paqes në vend.
Dhia e Damaskut e njohur gjithashtu si Halep, Baladi, Damascene, Shami, apo Chami, është një specie e kryqëzuar me origjinë nga Siria, që është importuar më pas në Qipro nga britanikët, ku cilësitë e saj janë përmirësuar me anë të kryqëzimit.
Një kafshë e tillë ka arritur të fitojë çmimin inkurajues “Dhia më e Bukur në Botë” në konkurrimin Mazayen al-Maaz në Riad në vitin 2008.
Top Channel