Jetona Koçibelli është autorja dhe moderatorja e programit më të ri, që nis këtë të shtunë në Top Channel.
E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Jetona zbulon se Genc Përmeti do të jetë bashkë me të dhe do të komentojë veprat që promovohen. “Por, do të ketë edhe të ftuar të ndryshëm. Do ta fillojmë me pikturat, më vonë me skulptura, fotografi, antikuare, që janë të rralla”, thotë gazetarja.
Ajo sqaron se veprat e artit do të ruhen në kushte shumë të mira sigurie dhe çdo artist ose koleksionist që do të sjellë veprën e tij nuk duhet të ketë frikë. “Janë vepra unike dhe vlera e një vepre arti rritet me kalimin e kohës, janë pasuri për çdokënd që i ka. Do të ketë çmime të ndryshme, ndoshta duke filluar nga 1000 euro në 10 mijë euro, pra do të ketë për çdo kënd”.
“ArtKand” mund ta ndiqni të shtunën në orën 14:15, “live” në Top Channel.
Top Channel