Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Disa pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur një bretkosë lakmitare gëlltit një mi të tërë të gjallë, nga uria.
Kafsha e vogël mizore u fotografua kur gëlltiti miun 4cm të gjatë prej pjesës së pasme, duke përtypur qafen e tij, çka solli vdekjen e menjëhershme të brejtësit.
Fotot e marra nga 48 vjeçari Dzul Dzulfikri, në Beksai, Indonezi, tregojnë bishtin e miut që mbetet prapa në gojën e bretkosës, bashkë me këmbët e tij.
Dzul, i cili dëshmoi sulmin në kopshtin e shtëpisë së tij, tha se bretkosa e pemës, e cila i përkiste një mikut të tij, përdori më pas të gjithë trupin për të përtypur dhe gëlltitur miun, çka kërkoi rreth pesë minuta.
Ai tha: “Zakonisht bretkosat hanë insekte, por ky ekzemplar pa miun – i cili ishte tepër i madh për trupin e bretkosës – dhe e kapi me gojën e tij brenda dy sekondave.
“Mgjithse miu u përpoq të përpëlitej për të dalë nga goja e amfibit, ajo e kafshoi në qafë çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme”.
“Unë po qëndroja rreth gjysmë metri larg aktit. U surprizova shumë që kjo bretkosë e vogël të hante një mi me masë thuajse sa trupi i saj”.
Bretkosat e gjelbra të pemës – të njohura si Ranoidea Caerulea – janë nga bretkosat e gjelbra më të mëdha dhe vijnë nga Australia.
Top Channel