Foto ilustruse

Një sipërfaqe toke në fshatin Kakodhiq të Delvinës është përfshirë nga flakët, rreth orës 12:30.

Zjarrfikësja ka arritur në vendngjarje dhe ka fikur zjarrin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.03.2021, rreth orës 12:30, në fshatin Kakodhiq, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e zjarrfikëses, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka probleme për njerëzit dhe banesat.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel