Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

02/03/2021 14:52

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, dhe ishte ajo vetë që e bëri të ditur këtë përmes një postimi në mediat sociale.

“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj këtë vend së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!”, ishte mesazhi i qartë i saj.

Më herët, në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asocimit BE – Shqipëri në Bruksel, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe sigurim në procesin zgjedhor i standarteve demokratike ndërkombëtare, zunë një vend qendror.

Pas përfundimit të tij, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi,  deklaroi se “BE shpreson që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme që  të kemi provën e parë,  të madhe të funksionimit të demokracisë shqiptare dhe që pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën menjëherë. Çështja e nxehtë e shmangies së pranisë në listat e kandidatëve të personave me rekorde kriminale në të kaluarën  e tyre ishte gjithashtu në fokus të takimit, ku përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e Jashtme Josep Borell u bëri thirrje forcave politike të Shqipërisë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, që  “të bëjnë mos për të siguruar që në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare e 25 Prillit të ketë njerëz me integritet”.

Top Channel