“S’mund të më mbash në stol”, Kosova në Open: Unë gjej një ekip tjetër që të luaj

02/03/2021 22:55

Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në Open u shpreh se do që PD-ja të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se do të gjejë një skuadër tjetër që nënkupton ekip tjetër partiak nëse nuk do të ketë mbështetje për projektet e tij në shëndetësi, pasi është një person me eksperiencë dhe di ta bëjë mirë punën si pjesë e shëndetësisë në vend.

‘Do t’i qëndroj pranë që PD të fitojë këto zgjedhje. Janë një numër i madh që mezi i presin këto zgjedhje. Më tha Basha që t’i vendin do ta kesh ngjitur me mua. Si e përkthej unë këtë. Unë jam një lojtar që jam në formë, ti nuk mund të më mbash mua në stol jo më vlla dua të luaj unë. Atëherë gjej një ekip tjetër që të luaj futboll. Gati 15 vite eksperiencë më USAID-in, 40 vite në shëndetësi dua t’i shërbej shëndetësisë”, tha Kosova.

Ai gjithashtu thekson se sistemi shëndetësor nuk është partiak por është i qytetarëve.

“Një gjë kam të qartë, sistemi shëndetësor nuk është partiak, nuk është as PD as PS,  është e qytetarëve që paguajnë për këtë. Ka ardhur momenti që një reformë e thellë duhet bërë me konsensus partiak dhe minimumi 10 vjeçar që kushdo që ndërrohet të vijojë me të”, tha ai.

Top Channel