Rekord infektimesh në Librazhd/ Pas Tiranës, qyteti me më shumë raste të reja në 24 orë

02/03/2021 15:05

24 orët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave të  të prekurve me COVID-19, në Qarkun e Elbasanit.

Mbi 90 të prekur në 24 orë, ndërsa rekordin e  kanë shënuar bashkitë e vogla. 35 raste vetëm në Bashkinë e Librazhdit, një numër ky shumë i madh në krahasim me numrin e popullsisë të kësaj bashkie.

Nga informacionet që kemi marrë shkak për këtë rritje të ndjeshme  të numrit është papërgjegjshmëria e qytetarëve në ruajtjen e masave të sigurisë anticovid, por edhe pjesëmarrja sidomos  në raste vdekjesh. Sic e shikoni në një ditë të zakonshme si kjo qyteti i Librazhdit është i tejmbushur dhe shumica e qytetarëve nuk e mbajnë maskën.

Përsa i përket Librazhdit janë gjithashtu edhe 8 mësues pozitiv për këtë ZRVA, ZRVA e Librazhdit.  Por  një shifër e lartë  është shënuar edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit, 22 raste bashkia e Peqinit në 24 orë, 10 raste në bashkinë e Gramshit. Dua t’iu kujtoj që në fillimet e tyre të gjitha këta bashki kanë qenë zona të gjelbra, por kalimi i një kohe të gjatë ka bërë që qytetarët tashmë të fillojnë të neglizhojnë masat. Dhe kjo është reflektuar me një rritje  të ndjeshme të numrit të të prekurve.

Top Channel