Nis vaksinimi në Durrës/ Të parët po vaksinohen mjekët dhe të moshuarit

02/03/2021 15:08

Ka nisur edhe në Durrës fushata e vaksinimit ”Shqipëria buzëqesh”.

Të parët që kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Sportit kanë qenë të moshuarit mbi 90 vjeç, që janë pasuar nga 80-vjeçarët dhe personeli shëndetësor. Deri në mesditë janë kryer mbi 80 vaksinime.

Për të inspektuar fillimin e kësaj fushate në ambientet e Pallatit të Sportit ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Edhe pas marrjes së vaksinës të moshuarit shprehen të qetë, ndërsa kanë qenë nën kujdesin e stafeve mjekësore për të paktën 30 minuta pas marrjes së saj. Një autoambulancë ka qëndruar në gatishmëri në rast nevoje.

Top Channel