Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Kryetari i Kuvendit: Iku kompozitori i rinisë dhe dashurisë

02/03/2021 13:07

Kryetari i Kuvendit, z. GramozRuçi, ndau një mesazh për ndarjen nga jeta të Artistit të Merituar Agim Krajka.

Agim Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare. Me krijimtarinë e vet artistike, Krajka krijoi shkollën e vet origjinale muzikore, si një harmonizim i muzikës së lehtë dhe muzikës popullore. Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare: jugu e veriu, ka shkruar valle tropojane,dropullite e çame. Agim Krajka ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë. Fituesi rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej cultures dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universal të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka”, shkruan në mesazhin e tij kryetari i kuvendit, GramozRuçi.

Kompozitori ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e njoftoi, mbrëmjen e djeshme djali i tij Ulis Krajka.

Top Channel