Mjeku Halim Kosova tregon arsyen e refuzimit të dekoratës nga ish-presidenti Nishani: Ai ndoshta e mori për ofendim

02/03/2021 22:20

Mjeku njëkohësisht ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova ka treguar një histori personale sa i përket marrëdhënies me ish-presidentin e vendit, Bujar Nishanin.

Ai tha se hatërmbetja mes tyre ndodhi kur ai mori një ftesë për tu dekoruar, të cilën e refuzoi. Mjeku Kosova ka treguar edhe arsyen se përse e refuzoi duke theksuar se nuk kishte asgjë me presidentin e asaj kohe.

“E kam vrarë mendjen dhe e vetmja gjë që ai e quan konflikt, më thotë kabineti që zoti Nishani ju ka ftuar për t’ju dekoruar. Unë mendoj që është detyrë e çdo mjeku për të bërë punën mirë është detyrë e çdo mjeku. Në 40 vite punë është e pamundur që të shkojnë gjithë rastet mirë. Edhe unë kam raste që nuk kanë shkuar mirë. Edhe unë atë mendova për atë moment që ca do mendojnë ata kur unë po marr atë dekoratë. Ndoshta e mori për ofendim që unë e refuzova dekoratën”, tha Kosova.

Top Channel