Mjeku Halim Kosova lë hapur mundësinë e bashkëpunimit me parti të tjerë edhe PS-në

02/03/2021 22:46

Mjeku njëkohësisht edhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera edhe me kundërshtarin historik të PD-së, kryeministrin Edi Rama dhe PS-në.

“Pa diskutim sistemi i kujdesit shëndetësor është gjëja që më pëlqen dhe di të bëj më mirë, nëse unë treçerekun e jetës sime ia kam kushtuar atij. Unë nuk e hedh poshtë atë. Do të bëj çmos. Jam e sigurt që PD nuk më lëshon kollaj, çdo parti që do të më ofronte s’do t’i thosha jo.  Po të shikosh raportin e OSBE i vetmi emër është Halim Kosova. Ishin në një mbledhke me Joridën dhe më pyeti një nga të ftuarit ishte anglez. ‘Kam një pyetje, çfarë mendimi ke për Ramën’. Edhe unë qesha përse duhet tët them se çfarë mendoj. Pavarësisht se nuk është kryeministri ideal nga partia që ideoj, por në momentin që merr votën është edhe kryeministri im, nuk kam pse ju them juve se çfarë mendoj. Nuk pranoj që të shajnë atë që shqiptarët kanë mbi krye”, tha Kosova.

Top Channel