Kur do të fillojë vaksinimi në masë? Rama: Data që kërkoni është të hedhim fall! Jam besimplotë se do marrim frymë lirisht në sezonin veror

02/03/2021 13:15

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish se ende nuk mund të përcaktojmë një datë për vaksinimin masiv ndaj koronavirusit për shkak se nuk i kemi siguruar të gjitha dozat e vaksinave.

Në konferencën për gazetarët, nuk hezitoi të ironizonte duke thënë se “data është si të hedhim fall” ndërsa u shpreh besimplotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv për të pasur shifra më të ulëta të infektimeve gjatë sezonit veror.

Rama: Nuk e di, ju e keni me gjithë mend apo është për të bërë një pyetje sepse për këtë temë po flasim dhe po flas cdo ditë dhe nuk e di cdo me thënë a ka një datë për të filluar vaksinimi masiv kur bëhet fjalë në radhë të parë për të garantuar një sasi dozash për një fushatë masive cdo ditë vaksinimi.

Për sa kohë nuk është në Shqipëri, data që kërkoni është muhabet, hedhim fall, jam shumë besimplotë që ne do të kemi shumë shpejt mundësinë të marrim frymë lirisht dhe të fillojmë një vaksinim intensiv që sezonin veror ta kemi më të lehtësuar nga pesha e clirimit të infektimeve. Për një datë, më vjen keq…

Top Channel