Koalicioni opozitar/ Kosova: PD të mos varet nga partitë e tjera, të ketë numrat për qeverisje

02/03/2021 23:06

Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova komentoi edhe koalicionin mes PD-së dhe LSI-së, mbrëmjen e sotme në emisionin Open.

Ai theksoi se PD nuk duhet të varet nga partitë e tjera me të cilat është në koalicion dhe se duhet t’i ketë numrat e plotësuar për qeverisje.

“Nëse PD do të ketë numrat e vet mund të fusë të tjerë por nëse do të varet nga parti të ndryshme dhe qenia e kryetarit do të varet nga puna e secilit nga ata,  nëse do të tentojë për të hequr një se i rrezikohet karrigia dhe për hir të karriges të gjithë kanë mbyllur sytë. Do të doja që PD t’i kishte numrat për qeverisje”, tha Kosova.

Top Channel