“Duan të lidhin Lulin me zinxhirin e Monikës…”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Durim, nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

02/03/2021 14:44

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, bërë sot në bashkëbisedimin me mediat, ku sulmoi marrëveshjen e firmosur dje mes PD e LSI.

Kryetarja e LSI-së paralajmëron Ramën se nesër do ti shpjegojë “fabrikën e parave”.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.

Rama tha sot se rezultati i zgjedhjeve nuk përmbyset duke blerë votat, ndërsa nuk i kursehu as ironitë për LSI-në.

Gjatë konferencës për media të mbajtur sot, ai tha se është shumë e qartë që ka një plan për të lidhur Lulzim Bashën me zinxhirët e Monika Kryemadhit, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Top Channel