Carla Bruni pranë bashkëshortit Nicolas Sarkozy: E vërteta do të mbizotërojë (Fotot)

02/03/2021 19:21

Carla Bruni, bashkëshortja e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili është dënuar me 3 vite heqje lirie, ka postuar një foto me të.

Në foton e publikuar ata duken mjaft të lumtur ndërsa janë pranë njëri-tjetrit.

 “Çfarë situate e çmendur dashuria ime Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”, shkruan Carla Bruni.

Gjykata Franceze ka dënuar ish-presidentin për korrupsion. Ai u dënua me 3 vite heqje lirie,  2 prej të cilëve u anuluan dhe një nga të cilët do ta vuajë ose në shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik ose me dy vite punë të detyruar në komunitet.

Sarkozy u akuzua se ofroi një post publik një gjyqtari në këmbim të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij.

Kujtojmë se ai shërbeu si president i vendit nga 2007 në 2012.

 

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA