577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës/ Albin Kurti: Të ndjekim historinë që krizën ta zëvendësojmë me bashkim

02/03/2021 12:49

Albin Kurti jep mesazhin e bashkimit, duke marrë shembull heroin kombëtar, Skëndërbeun, gjatë vizitës në Lezhë.

Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyre krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësoje me çlirim, me bashkim me zhvillim dhe përparim te gjithanshëm”, shprehet kryetari i “Lëvizjes Vetëvendosje”, në ceremoninë e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, një nga ngjarjet historike më të rëndësishme për vendin.

Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe te Besëlidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë”.

Top Channel