Spiropali: Xhelali gënjeu sa gënjeu në Paskuqan e Bathore, tani thotë po i marr disa vota në Dibër

01/03/2021 11:32

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar faktin që  ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu do të jetë drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvend, Spiropali tha se Xhelal Mziu gënjeu banorët në Paskuqan e Bathore dhe tani pretendon të sigurojë vota në Kamëz, por këtë do e tregojë rezultati i zgjedhjeve.

“Xhelalin e çuan në Dibër, si ta mbanin në Kamëz. Xhelali merr, ço në shtëpi, ço tek ata në parti, ata i thonin shyqyr që të kemi ty se Shqipëria na ka lënë. Por tani iku dhe Xhelali, i gënjeu sa i gënjeu në Paskuqan, Bathore e Kamëz. Tani thotë po i marr votat disa dibranëve. Puna është, do vazhdojmë me këta xhelalët, me Nokën, Fatmirin, Shpëtimin e Vangjelin që bëhen bashkë çamë e grekë dhe nuk kanë as program, as ide, do vazhdojmë me xhelalët apo do ta bëjmë Kamzën siç duhet?”, tha Spiropali.

Top Channel