Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka reaguar për koalicionin opozitar të krijuar para zgjedhjeve të 25 prillit duke e konsideruar si “projekt të turpshëm” që nuk sjell asgjë të re.
Në Kuvend, Valteri tha se të njëjtat fytyra i mblodhi Berisha dhe fundi i të gjithë shpresave është që të votosh PD ndërsa ka shumë emra që besonin se do të pastrohej nga servilët e shushunjat.
Valteri: Projektet e turpshme, ku dëshira për të denoncuar nuk diskutohet, po ta krahasosh një vit më parë tërbimi është shumë herë më i fortë, ku zgafallat e SHQUP dolën mbi kokat e shqiptarë, aty lart vijon të nxijë Basha, njeriu që pretendon të çlirojë vendin po kërkon modelin më të shqetësuar të liberatorit, duket se e emrat e mbledhur dhe partitë e mbledhura kanë harruar se u shplanë para 8 vitesh, të njëjtin njerëz që i mblodhi Berisha, harrojnë që janë një faturë tragjike, të puthitur njëri pas tjetrit nën presionit të së ardhmes, për t’u lënë në harresë.
Dua të ndaj një rast, nuk mendoj se ata janë demokrat, janë njerëz që për 30 vite i janë turrur çdo kazani. Ky është fundi i shpresave, të votosh PD që merr Monën, Dulen, Idrizin, Nokën, Dukën. I kuptoj si ndihen në PD, ka me siguri shumë burra e gra që kanë bërë 8 vjet fushatë kundër tyre, kanë besuar se PD do pastrohej nga servilët e shushunjat.
Top Channel